×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryeqyteti

    Koalicioni i Përparim Ramës me PDK’në, Abdixhiku: Kam komunikuar me Bedri Hamzën, nuk kemi marrëveshje

    Reporteri
    05 Maj 2026 | 19:08

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK nuk ka koalicion me PDK’në në Prishtinë.

    Koalicionin e zyrtarizuar sot, Abdixhiku e cilësoi si marrëveshje të Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, me parti politike, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ka komunikuar edhe me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën.

    “LDK nuk ka bërë marrëveshje me PDK’në. Kam komunikuar edhe me Bedri Hamzën, i kam thënë a kemi marrëveshje, thanë jo s’kemi marrëveshje. Ato janë marrëveshje të Kryetarit me partitë politike”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku tha se Rama “ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së”.

    Ai deklaroi se LDK do të mundohet me çdo forcë që të implementohet plani i LDK’së për Prishtinën./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!