×
  • Lajme
  • Lajme

    Kocijançiq deklarohet për takmin e fshehtë në Berlin: BE-ja i mirëpret përpjekjet për rifillimin e dialogut

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 16:44

    Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini ka folur rreth darkës së fshehtë të delegacionit nga Kosova dhe Serbia në Berlin.


    Kocjançiq ka thënë se për këtë takim duhet t’i dërgohet Gjermanisë dhe Fracës.

    Ajo nuk ka dhënë detaje lidhur me darkën e fshehtë në Berlin, por ka shtuar se BE-ja i mirëpret përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për rifillimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

    “Ne i mbështesim dhe mirëpresim përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për promovimin e rifillimit të plotë të bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja. Pyetjet rreth takimit duhet t’u dërgohen atyre”, ka thënë Kocijançiq

    Një takim i fshehtë u mbajt të mërkurën e kësaj jave në Berlin mes delegacionit kosovar e atij serb.

    Delegacioni kosovar ishte prezentuar nga ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj e Michael O’Riley, ish avokat i Haradinajt.

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte thënë se për këtë takim i kishte informuar edhe partnerët e koalicionit e edhe akterët tjerë, përfshirë Ekipin Negociator.

    Sidoqoftë, një deklaratë e tillë e Haradinajt ndryshonte me atë të bashkëkryesuesit të Ekipit Dialogues, Shpend Ahmeti, dhënë për lajmi.net, në të cilën sqaronte se nuk ka pasur asnjë informacion për një takim të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!