×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha Ditore paralajmëron zgjedhje të reja në maj

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 18:59

    ‘KOHA Ditore’ në platformat e saj online ka publikuar dukjen e dy ballinave të ndryshme të gazetës, për ditën e nesërme, duke pretenduar se varësisht nga zhvillimet e sonte me çështjen e Presidentit të ri, caktohet se cila ballinë e gazetës do të jetë për të shtunën.


    Ajo që bie në sy, është se gazeta në fjalë, – e cila prej muajsh publikohet vetëm online, duke u hequr nga shtypi, – paralajmëron se mund të ketë zgjedhje të reja në muajin maj, duke aloduar që kjo të ndodhë në rast se sonte dështon votimi i presidentit të ri.

    “Presidentja Osmani” dhe “Zgjedhjet e reja në maj” janë dy opsionet për ballinë për të cilat mediumi i ka përshkruar në facebook se “KOHA është gati”.

    Nga ana tjetër, siç ka mësuar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, sonte në ora 19:30 pritet të mblidhet kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në ligjin zgjedhor, të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ndërkohë, që seanca për votimin e Vjosa Osmanit për presidente mbetet ende e paqartë nëse do të zhvillohet sonte. Megjithatë, gjasat janë që pas seancës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, të mbahet seanca tjetër për votimin e Presidentit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!