Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq e ka quajtur quajtur akt terrorizmi vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri nga i dyshuari, Faton Hajrizi, i cili të premten është vrarë nga policia serbe, pas gati 40 orë kërkimesh.
Daçiq në disa paraqitje që kur ndodhi rasti pretendoi se “për këtë është rëndë dakord më herët dhe se ka qenë një akt i organizuar”.
Kolonelja serbe, tashmë në pension, Slavica Radovanoviq ka thënë se rasti i Faton Hajrizit nuk ka të bëjë aspak me terrorizëm.
Ajo për nova.rs ka thënë se deklaratat e Daçiqit janë të ngutshme dhe të pasakta.
“Ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Ministri Daçiq është dashur t’i drejtohet publikut, por jo aq shpesh dhe jo me aq shumë informacione që janë bërë publike. Nuk duhet të jetë i vetmi që të shpallë vrasjen e një punonjësi policie, kjo është punë e drejtorit të policisë apo ndihmësit të tij. Me fjalimet e tij të shpeshta, e më pas polemika me lajmet që publikoheshin në mediat kosovare”, ka thënë ajo.
Menjëherë pas ndodhjes së rastit, Kosova ka kërkuar që të mos politizohet. /Reporteri.net/