×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandant Remi publikon pamje nga momenti para hyrjes së UÇK-së në Prishtinë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 13:30

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka publikuar disa pamje nga lufta, momentet para se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të hynte në Prishtinë.


    Mustafa këto pamje i ka publikuar një ditë para ditës së Çlirimit të Prishtinës me 11 qershor, ku ka shkruar edhe se çfarë iu tha thuhej ushtarëve në momentet e fundit të përgatitjes për të hyrë në Prishtinë.

    Postimi i Remit:

    Momente para hyrjes së trupave të UÇK -së në Prishtinë, fundlufta, vendosmëria dhe diciplina!

    Ushtarë të nderuar, janë çastet e fundit te armikut nëpër trojet tona, ju duhet të jeni të gatshëm qe edhe ne këto qaste ti jepni grushtin e fundit armikut!

    Jemi ne ata te bijtë e atdheut me te mire qe i dolëm zot atdheut, pushkët e tona sollën vendin deri këtu ku jemi!

    Kërkoj nga ju qe te jeni te disiplinuar dhe me vëmendje te n’dëgjoni komandën e eproreve tuaj, te shtoni respektin ne mesin tuaj edhe te jeni te gatshëm te ballafaqoheni me armikun kurdoherë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!