×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i FSK-së jep detaje për 26 pjesëtarët e infektuar me coronavirus

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 11:01

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama ka thënë se 26 pjesëtarë të FSK-së janë infektuar me coronavirus.


    Rama tha se të gjithë janë raste kontakti, të cilët janë duke qëndruar në vetë izolim dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    “Fatkeqësisht i kemi 26 pjesëtarë të FSK-së, ku pas testeve që i kemi bërë dje kanë dalë pozitiv. Duhet ta kuptojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës, dhe të gjithë janë raste kontakt. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. E kemi qendrën mjekësore, të cilët janë në kontakt me ta. Nuk kemi asnjë pjesëtarë të FSK-së që është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Rama për rtv dukagjinin.

    Ai nuk tregoi se sa mund të jetë numri i atyre që priten të testohen si raste kontakti, por tha se kryesisht të infektuarit janë nga disa rajone të Kosovës.

    I pyetur se nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a është e gatshme ushtria, ai tha se “Ushtria gjithmonë është gati dhe nuk do të ndalet. Pavarësisht këtij numri ne do ta vazhdojmë me planet, objektivat dhe punët tona ditore”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!