×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i Iowa-s shpallet “Qyetar Nderi” në Komunën e Istogut

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 12:59

    Komuna e Istogut sot me anë të një ceremonie solemne në Kuvendin Komunal ia ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” gjeneralmajor Timothy E. Orr.


    Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Haki Rugova, kryetari i Kuvendit Komunal, Qaush Balaj, asamblistë dhe shumë qytetarë të këtij qyteti.

    Gjeneralmajor Timothy E. Orr gjatë fjalimit të tij falënderoi komunën e Istogut për këtë titull që ia dha.

    “Për mua nuk ka arritje më të madhe sesa ta pranojë çelësin e qytetit të Istogut”.

    “Do të përdorë këtë çelës me përgjegjësi dhe krenari dhe u premtoj që nuk kam me hap dyer që nuk duhet, do të bëhem qytetar i mirë”, tha Orr.

    Ndërsa, kryetari i Kuvendit Komunal, Qaush Balaj, tha se ndarja e këtij çmimi është si rezultat i punës madhore që ka bërë gjeneralmajor Timothy E. Orr për miqësinë Kosovë – SHBA.

    “Është obligimi i yni qytetar që kontributin e komandantit ta vendosim në mesin tonë përgjithmonë”.

    “Ky titull nuk nën kupton se Orr është vetëm qytetar i Istogut, ky titull nënkupton që ju Orr jeni përgjithmonë qytetarë i Kosovës, tha Balaj gjatë fjalimit të tij në këtë ceremoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!