Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhey ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të investojë për të ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha ai.
Gazetarët tentuan të merrnin një përgjigje nga ai lidhur me dialogun ndërpartiak në Serbi dhe gjendjes së demokracisë në rast se ka përsëri bojkot të zgjedhjeve, por ai theksoi se në Serbi ka shkuar për të sjellë vaksina dhe jo për të folur rreth kësaj teme.
Gjatë ditës Varhey do të vizitojë disa lokacione të Serbisë, meqë rast do të jetë i pranishëm edhe në shpërndarjen e 1 mijë e 170 vaksinave, të cilat janë pjesë e një donacioni të BE-së të destinuar në Ballkanin Perëndimor me 651 mijë doza gjithsej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.