×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerja e KiE: Vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit të zbatohet menjëherë

    Reporteri
    18 Tetor 2022 | 16:05
    Manastiri i Deçanit

    Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, ka kryer një mision në Kosovë nga data 30 maj deri më 3 qershor të këtij viti.

    Misioni i saj u fokusua në çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me drejtësinë tranzicionale dhe kohezionin social, lirinë e medias dhe çështjet që lidhen me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, njofton Klan Kosova.

    Sot ajo ka publikuar një memorandum ku e ka theksuar rëndësinë që të zbatohet sa më shpejt vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për Manastirin e Deçanit.

    “Shumë pengesa për kthimet e qëndrueshme mbeten në fuqi dhe duhet të adresohen, veçanërisht në lidhje me trajtimin e krimeve që minojnë ndjenjën e sigurisë së të kthyerve potencialë dhe pengesat për gëzimin e të drejtave pronësore, pavarësisht përmirësimeve në kuadrin ligjor”.

    “Mungesa e vazhdueshme e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit shtron pyetje të rëndësishme sa i përket respektimit të sundimit të ligjit. Duhet të zbatohet sa më shpejt”, ka theksuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!