×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni Disiplinor që e kryeson Haki Abazi shkarkon nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve, Kushtrim Cukajn

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 16:35

    Para pak minutave, Kushtrim Cukaj, Sekretar i Ministrisë së Integrimeve është shkarkuar nga detyra nga Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, shkruan Reporteri.


    Një tjetër zyrtar i lartë shtetëror është shkarkuar sot nga Qeveria e Albin Kurtit. Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, që kryesohet nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër, ka shkarkuar Kushtrim Cukajn nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve. Arsyetimi, thuhet në vendimin që ka siguruar Reporteri, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore.

    Ky komision, ku bënë pjesë edhe Ministri Xhelal Svecla, Ministrja Emilja Rexhepi, Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe Edi Gusia, është themeluar nga Qeveria në muajin Prill.

    Ky është vendimi i plote: KËTU 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!