×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Hetimin e Incidenteve Aeronautike jep detaje për turbulencat në aeroplanin Prishtinë-Bazel

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 16:41

    121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmjen e së dielës. 10 prej tyre morën edhe lëndime gjatë këtij udhëtimi, të cilët u dërguan më pas në qendrën spitalore të Basel-it për trajtim. Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve, aeroplani ka hasur në turbulenca (stuhi) ne territorin e Malit të Zi, dhe aty piloti ka kërkuar ndryshim te Nivelit te Fluturimit.


    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike-KHAIA, që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit, ka njoftuar se aeroplani ka hasur ne turbulenca (stuhi) ne territorin e Malit të Zi, piloti ka kërkuar ndryshim te Nivelit te Fluturimit (FL 340).

    Sipas informacioneve zyrtare për këtë rast ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike-KHAIA, që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit, është themeluar në bazë të Ligjit 03/L-051 për Aviacion Civil dhe ka për detyrë Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Republikën e Kosovës dhe kudo në botë për avionët e regjistruar në Kosovë. Në bazë të Rregullores së KHAIA-së nr.KHAIA/ZKM 001/2019 e cila përshtatë Anex-in 13 të Konventës së Çikagos, KHAIA është e obliguar të marr pjesë në cilësinë e vëzhguesit kudo në botë nëse ka të përfshirë në aksidente/incident qytetar të Republikës së Kosovës.

    Me datën 16.06.2019, në ora 16.17 UTC, aeroplani i tipit Boing 737 me numër të regjistrimit LZ- MVK, i kompanisë ALK Airlines, me numër të fluturimit VO 7205, është nisur nga Aeroporti I Prishtinës me destinacion Baselin. Aeroplani ka hasur ne turbulenca (stuhi) ne territorin e Malit të Zi, piloti ka kërkuar ndryshim te Nivelit te Fluturimit (FL 340) sic shihet edhe ne figure.

    Sipas informacioneve zyrtare për këtë rast ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë(8) persona, tre (3) prej tyre kanë qenë të lënduar: një pasagjer i ndodhur jashtë ulëses, një pasagjer nga ujë i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit i mbi ulëse. Pesë (5) të tjerë kanë pasur trauma. Të gjithë pasagjeret janë liruar nga spitali. Aeroplani ka vazhduar për Bazel, ku ka aterruar në ora 06:13 PM (UTC). I njëjti Aeroplan në ora 08:24 PM (UTC) është ngritur nga Bazeli në drejtim të Prishtinës dhe ka aterruar në Prishtinë në ora 10:20 PM ( UTC)

    KHAIA- ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për këtë rast me:

    BEA-Bordi i Hetimeve të Aksidenteve ajrore Francë

    STSB-Bordi i Hetimeve të Aksidente ajrore Zvicër

    NSIA-Bordi i Hetimeve të Aksidente ajrore Mali i Zi

    AAIU-Bordi i Hetimeve te Aksidenteve ajrore Bullgari

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!