×
  • Lajme
  • Lajme

    Komiteti për pandeminë mblidhet sot në ora 11:00

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 9:50

    Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vihet në lëvizje.


    Siç ka njoftuar sot ky dikaster i drejtuar nga Armend Zemaj, në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës pandemike, ku do të shqyrtohen kufizimet eventuale që mund të merren.

    “Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 mban sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona”, thuhet në njoftim.

    Masa pritet të merren për Prishtinën në veçanti meqë numri më i madh i personave të infektuar është nga kryeqyteti.

    Vetëm në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 608 testime kanë rezultuar pozitiv 418 persona dhe janë shëruar 67

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!