Prodhuesi i gazit medicinal “Messer” në Serbi, ka ndihmuar në botimin e librit “Kosova dhe Metohija” në Beograd. Kjo kompani fiton miliona euro tendera përmes distributorëve me gazin medicinal
Instituti për histori moderne në Beograd dhe Kuvendi i Serbisë e kanë shpërblyer me mirënjohje kompaninë “Messer Tehnogaz”, për kontibuimin për botimin e një libri të historisë me titull “Kosova dhe Metohija”, shkruan Gazeta Shneta.
“Me angazhimin e juaj me pjesëmarrjen aktive ju falënderojmë pasi keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që çështja e Kosovë dhe Metohisë të rregullohet dhe të zgjidhet në mënyrë paqësore, politike, për republikën e Serbisë për këtë arsye po ua ndajmë këtë falënderim”, thuhet në këtë mirënjohje.
Kompania “Messer” e cila e prodhon oksigjenin medicinal, përfaqësohet nga dy distributorë në Kosovë. Së fundmi një nga këto kompani, “Medica”, ka fituar tenderin për furnizim me oksigjen të gazët me mbi 2.2 milionë euro.
E njëjta kompani e kishte fituar edhe para tre vjetësh tenderin për furnizim me oksigjen. Në vitin 2018 QKUK e kishte shpërblyer “Medicen” me 1.5 milionë euro për gazra medicinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.