×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Ferizajt jep detaje për 35 rastet e reja pozitive me coronavirus

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 22:43

    Komuna e Ferizajt ka konfirmuar se tashmë në këtë komunë ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me Coronavirus.


    Në një komunikatë ata thanë se vetëm sot konfirmohen edhe 35 raste të reja pozitive.

    Kjo është komunikata e plotë:
    Rezultatet e pranuara pak çaste më parë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmuan se edhe 35 ferizajas janë të infektuar me virusin COVID-19 duke çuar numrin e përgjithshëm të ferizajasve të prekur në Ferizaj në 55. Të gjithë personat e konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta) nga rastet e fundit të konfirmuara pozitive me virusin COVID-19.

    Këto rezultate vendosin Ferizajn në mesin e komunave ku ekziston numri më i lartë i të infektuarve me virusin COVID-19.

    Ka disa javë që institucioni i Komunës përmes Shtabit Emergjent po apelon për qëndrim në shtëpi, ju lutemi bashkëqytetarë, kjo është e vetmja rrugë, e vetmja masë që të shmangim valën e frikshme të infeksionit në shkallë të gjerë në Ferizaj.

    Mjekët e infemierët po derdhin djersën e tyre që situatën ta mbajnë në kontroll, shtabi emergjent ka aktivizuar gjithë levën institucionale preventive, vazhdimisht po kontaktohen qytetarë nga lista e kontaktit të të infektuarve, andaj mbetet vetëm të shmangni panikun e të qëndroni në shtëpi, gjithçka do të kaloj së shpejti.

    Duke qëndruar në vetizolim, me kujdesin maksimal për shëndetin, urojmë shërim të shpejt për të gjithë të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!