×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 12:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur një takim me udhëheqësit e komunave të Kosovës, për të biseduar në lidhje me gjendjen e krijuar nga COVID-19.


    Pas këtij takimi, Hoti tha se ka marrë aprovimin e komunave për ashpërsimin e masave ndaj COVID-19 duke përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme.

    Megjithatë, Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli që është edhe bashkëpartiak i Hotit, po e kundërshton këtë ide.

    Ai në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në bashkëbisedim me kryeministrin, a i ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të kishte pasoja të mëdha në ekonomi.

    ”Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, po ashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, shkroi ai.

    Ai shtoi se e ka lutur kryeministrit që të largohet masa ekzistuese e kufizimit të punës së bizneseve të gastronimisë.

    “Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellur kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, përshkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!