×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Malishevës u ndau bursa 195 studentëve

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 16:47

    Në ambientet e Komunës së Malishevës është mbajtur një ceremoni me rastin e ndarjes së bursave për 195 studentë përfitues nga kjo komunë. Ishin të pranishëm zyrtarë komunalë dhe përfitues të bursës.


    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në fjalën e rastit rikujtoi se një vit më parë komuna ndau njëqind e pesëdhjetë bursa studentore. “E dinim që kërkesat ishin më të mëdha, por mundësitë buxhetore nuk lejonin më shumë për vitin akademik 2019/2020. Kërkesat për bursa pothuajse u shumëfishuan dhe nga 350 aplikues për bursë Komuna e Malishevës ndau 195 bursa”, tha ai.

    Studentët i uroi edhe Kryesuesi i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Resim Morina. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!