Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit, çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit, do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cili, çdo grua lehonë në Komunën e Obiliqit, do t’i ndahet një shumë prej 150 euro në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës, Xhafer Gashi.
Gashi ka theksuar se çdo kategori e shoqërisë do të ketë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit.
Shkrimi i plotë i Gashit:
“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00€, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale(DSHMS).
Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!