Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 30 mijë euro për furnizim me material për perde, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kontrata është nënshkruar më 4 korrik, derisa tendering e ka fituar kompania “Liria SH.P.K. Vlera e saktë e kontratës është 28 mijë e 711 euro e 5 centë.
Në njoftimin për kontratë nuk është specifikuar arsyeja e këtij furnizimi.
Për këtë tender ishin pranuar ofertat e katër kompanive. Njëra, e cila ka ofertuar me çmim më të lirë se kompania e përzgjedhur, është eliminuar meqë në mostrën që ka dërguar nuk i ka plotësuar kërkesat e autoritetit kontraktues për ngjyrën e materialit.
Komuna e Podujevës blen gati 30 mijë euro material për perde
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.