×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës bleu perde, mijëra euro i kushtoi tenderi për furnizim

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 9:31

    Tenderi për furnizim me perde, komunës së Prishtinës i kushton mijëra euro Komuna e Prishtinës, ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.


    Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorëzuar një kontratë e cila pajisë me perde Institucionet Arsimore. Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë 40 mijë euro.

    Kontrata në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.P.P “Rolle Mont”, dhe ka kushtuar hiç më pak se 35 mijë e 750 euro, shkruan Indeksonline.

    Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 39 mijë e 270 euro.

    Ndërkohë që sa i përket këtij furnizimi, nuk është se janë dhënë detaje tjera shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!