Komuna e Prishtinës ka shpallur tender në vlerë gati 78 mijë euro për furnizim me dru për institucionet edukativo-arsimore në këtë komunë për vitin shkollor 2022-2023.
Bazuar në njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar në e-Prokurim, vlera e saktë e kontratës është 77 mijë e 850 dhe me këto para planifikohen të blihen 1 mijë e 500 metër/kub dru, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në dosjen e tenderit thuhet se diametri i druve duhet të jetë minimum 10 cm dhe se duhet të jenë dru ahu të thata. Matja dhe sharritja e druve duhet të bëhet në tokë dhe drutë duhet të dërgohen në oborret e shkollave përkatëse.
Kompania që e ka fituar këtë tender është “Nazi Travel”.
Kontrata është nënshkruar më 19 shtator./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.