×
  • Lajme
  • Lajme / Vendim

    Komuna e Prishtinës: Nga 31 marsi transportuesit e udhëtarëve në Podujevë obligohen të parkohen në Stacionin e Autobusëve

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 13:45

    Pas shumë ditëve grevë, drejtuesit e autobusëve që udhëtojnë çdo ditë nga Podujeva për në Prishtinë dhe anasjelltas, të premten arritën një marrëveshje.

    Komuna e Prishtinës sot nxori vendimin ku njoftohen transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Podujevës se nga e hëna obligohen që të hyjnë në stacionin e autobusëve.

    Njoftimi:

    Njoftohen të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Komunës së Podujevës se prej datës 31.03.2025 (e hënë) obligohen të hyjnë në Stacionin e Autobusëve.

    Nga kjo datë ndalohet parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat e shfrytëzuara deri më tash.

    Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente.

    Këtu e gjeni njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!