×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Njoftimi

    Komuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës

    Reporteri
    18 Shtator 2026 | 10:43

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mund të ketë vonesa dhe pengesa të përkohshme në qarkullimin e transportit publik.

    Sipas Komunës, linjat që kalojnë në pjesët ku do të ketë kufizime të qarkullimit mund të mos realizohen sipas orarit të rregullt.

    Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve deri në normalizimin e qarkullimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!