×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Komuna e Prizrenit nis parapërgatitjet për festat e fundvitit, planifikon t’i shpenzojë deri 40 mijë Euro për dekorime

    Reporteri
    14 Tetor 2022 | 22:48

    Komuna e Prizrenit ka filluar me parapërgatitjet për festat e fundvitit. Kjo komunë ka planifikuar të shpenzojë rreth 40 mijë euro për dekorimin e qytetit për festa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin për kontratë të publikuar në e-prokurim, janë treguar edhe pjesët që do të dekorohen.

    “Do tè dekorimi i qytetit të Prizrenit në: Sheshi i Shatërvanit, Rruga Adem Jashari, Parku te Qafa e Kishës, Shtrati i Lumbardhit, Shtëpia e Bardhë dhe Ura e Arastës”, thuhet në njoftim.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 20 ditë nga data e dhënies.

    Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat t’i dorëzojnë ofertat deri më 3 nëntor, në orën 13:30.

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!