×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit rrënon dy objekte që po ndërtoheshin pa leje

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 18:22

    Drejtoria për Punë Inspektuese e Komunës së Rahovecit ka rrënuar sot dy objekte që po ndërtoheshin pa leje të Drejtorisë së Urbanizmit.

    Komuna e Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos nisin ndërtime pa u pajisur me leje adekuate.

    Ndryshe, thuhet në njoftim, komuna do të detyrohet të rrënojë ato objekte, siç ka bërë sot.

    “Drejtoria për Punë Inspektuese pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, sot, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit. Drejtoria për Punë Inspektuese me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së Komunës, jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë”, thuhet në fund.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!