×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Komuna e Shtimes do t’i çojë në deti dhe banja familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve, jepet tenderi rreth 8 mijë e 500 euro

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 11:03

    Komuna e Shtimes do t’i dërgojë në deti dhe banja familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës. Tenderi tashmë është dhënë, në vlerë prej rreth 8 mijë e 500 euro, shkruan Reporteri.net.

    Përmes këtij tenderi parashihet akomodimi për katër netë e pesë ditë për 35 persona, në një hotel në bregdetin shqiptar, jo më larg se 1km larg plazhës, ndonëse nuk specifikohet se ku do të shkojnë saktë.

    “Aktivitete rekreative sociale dhe rehabilituese në në bregdetin e Shqipërisë për familjarët e dëshmorëve të komunës së Shtimes”, është titulli i kontratës.

    Në çmim përfshihet edhe transporti nga Shtimja për në bregdet dhe anasjelltas dhe ushqimi në tri racione.

    Në dosje specifikohet edhe se çfarë ushqimi duhet të shërbehet në të tri racionet, e ora e saktë kur duhet të sherbet kafja e çaji.

    “Mëngjesi: supë, qaj, qumësht, vezë, salqiqe, gjalpë të ndryshme ose ekuilavente.

    Dreka: Gjella të ndryshme kalorike, sallata të ndryshme, ëmbëlsirë, pije të gazuara, lëngje dhe ujë.

    Darka: File pule, pleskavicë, peshk, patate të fërguara, pica, bukë mistri të përgatitur me qumësht, makarona me sos, qaj ose kafe”, specifikohet në dosje.

    Aty theksohet se akomodimi do të bëhet diku në fund të këtij muaji.

    20 të tjerë do të dërgohen në banjat e Kosovës për aktivitete rehabilituese fizioterapeutike,

    Edhe atje, vlejnë specifikacionet e njëjta sa i përket ushqimit që duhet t’u shërbehet.

    Këta do të dërgohen në fund të muajit qershor.

    Kontrata është planifikuar të nënshkruhet sot, teksa me të është shpërblyer Sherif Salihi./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!