×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat që prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 15:10

    Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në mbushjen e fletës së votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diele.


    Në këto zgjedhje, përqindje më të madhe të votave të pavlefshme e ka Komuna e Novobërdës me 9.86 për qind nga numri i fletëvotimeve brenda kutive të votimit.

    Pothuajse më përqindje të njëjtë, votuesit e Skenderajt dhe Drenasit janë ata që kanë gabuar në mbushjen e fletës së votimit me 9.67 përkatësisht 9.65 për qind.

    Me 8 për qind të votave të pavlefshme është Komuna e Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit. Listën prej dhjetë komunave që kanë përqindjen më të madhe të votave të pavlefshme është ajo e Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë, transmeton Telegrafi.

    Nga numërimi i rregullt i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë 40,732 vota të pavlefshme nga totali prej 827,342 vota brenda kutive të votimit.

    Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i votave të pavlefshme ka qenë 42 mijë e 554 copë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!