×
  • Lajme
  • Lajme / Koalicioni në Komunë

    Konfirmohet: Këta janë dy drejtorët nga AAK-ja në Prishtinë, emri i tretë ende në shqyrtim

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 11:40

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të bashkëqeverisur në pjesën e mbetur të mandatit në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    AAK-së i është besuar udhëheqja e tri Drejtorive në kryeqytet, asaj të Administratës, Sportit dhe Mobilitetit.

    Kryetari i AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, tha për Gazetën Online Reporteri.net se në krye të Drejtorisë së Administratës pritet të emërohet Valbona Ajeti Vitia, drejtor i Sportit do të jetë Kushtrim Mushica, teksa nuk është vendosur ende për emrin që do udhëheq Drejtorinë e Mobilitetit.

    Mehmetaj tha se tash e disa muaj kanë qenë në bisedime me LDK-në për të lidhur koalicion.

    Kujtojmë se disa muaj më parë, LDK-së i ishte larguar nga bashkëqeverisja Partia Demokratike e Kosovës.

    LDK dhe AAK bëhen bashkë, arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë

     

    Prishja e koalicionit kishte ardhur pas shkarkimit të anëtarëve të PDK-së, Donjeta Sahatçiu nga pozita e nënkryetares dhe Ilirik Musliu nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike.

    Marrëveshja e tyre për koalicion qeveritar në kryeqytet erdhi pas një rezultati befasisht të mirë në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale.

    Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, ose vetëm pesë më pak se LDK-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!