×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen 53 kilogramë marihuanë në Prilep, arrestohet një person

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 11:57

    Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët policorë kanë konfiskuar 53 kilogramë marihuanë dhe e kanë arrestuar një person.


    Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili ka qenë me makinë të tipit “Audi”.

    “Zyrtarët policorë të Departamentit për kriminalistikë – Sektori për tregti të paligjshme me lëndë narkotike, në bashkëpunim me Zyrën e jashtme për punë kriminalistike në Prilep, pas informacioneve paraprake, më 8.12.2020, në orën 13:00, në afërsi të fshatit Staro Logovo, e kanë arrestuar personin F.D (46) nga fshati Kalisht, i cili e ka drejtuar makinën Audi”.

    “Policia në momentin kur i jep sinjal për ta ndal veturën që po e ngiste personi F.D, ai nuk e dëgjoi policinë, nuk e ndaloi makinën por vazhdoi të voziste dhe gjatë vozitjes ka hedhur dy çanta me marihuanë me sasi rreth 53 kilogram. Policia më pas ka arritur kap dhe e arrestoi. Kundër personit do të ngrihet procedurë nga Prokutoria përkatëse”, thonë nga MPB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!