Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar.
Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. i cili ka deklaruar se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, ka njoftuar Policia përmes një komunikate.
Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe atij policorë janë konfiskuar:
158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme
3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki
282.6 kg – mish derri
1 pako 5.835 kg – mish i konservuar
12 kafaze me pula =156 copë
10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.