×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave në Mitrovicë

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 9:12

    Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar dje nga Policia e Kosovës.


    Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për Reporteri.net konfiskimin e pajisjeve të tilla.

    “Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.

    Ai ka bërë të ditur se pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të komunën së Mitrovicës.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar edhe me zyrtarin për media nga rajoni i Mitrovicës, Ilir Prekazi, por i njëjti ka thënë se përgjigje për këtë çështje mund të japin vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

    “Për këtë çështje mund ti drejtoheni Zyrës për Informim Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë”, ka thënë Prekazi.

    Reporteri ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për të marrë një përgjigje nga ai, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!