×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresmeni amerikan: Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku vendet e Ballkani mund t’i kenë sërish kufijtë të pasigurt

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 9:30

    Kongresmeni Demokrat nga Karolina e Veriut, David Price beson se shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë situatës në të cilën kufijtë mund të bëhen përsëri të pasigurt.


    Ai thotë se nuk e di se ku është burimi i disa dokumenteve jozyrtare “non-paper” që qarkulluan ditëve të fundit, por thotë se shtetet e Ballkanit do tu rezistojnë situatave të tilla të rrezikshme.

    “Nuk jam i sigurt se kush mund të jetë burimi i diçkaje të tillë. Jam i vetëdijshëm që shpërndahet në mënyrë diplomatike. Unë mendoj se shtetet, siç i njohim ato, do t’i rezistojnë kësaj dhe ne do t’i mbështesim”, tha ai kur u pyet në lidhje me dokumentet jozyrtare që kanë qarkulluar ditëve të fundit e që sugjerojnë mundësi për ndryshimin e kufijve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

    Price, një nga kongresmenët me përvojë të politikës së jashtme, tha se nuk mund ta imagjinojnë një situatë ku kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor mund të jenë sërish të pasigurtë.

    “Megjithatë, vende si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por edhe të tjerat kanë bërë një rrugë të gjatë në zhvillimin e demokracisë dhe marrëdhëniet e tyre. Ne dëshirojmë të besojmë se kemi qenë pjesë e këtij zhvillimi në nivelin parlamentar, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Unë mund  të imagjinoj një situatë ku këto vende mund të kthehen në një situatë ku kufijtë janë të pasigurt përsëri”, tha Price. /Reporteri.ne

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!