Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë thirrje te qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje, nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, shkruan Konjufca në Facebook.
Peticioni nga Lëvizja Vetëvendosje, nisur online, deri tash ka marrë 54.204 nënshkrime.
Por, ky peticion tashmë ka nisur edhe nëpër disa pika në kryeqytet ku qytetarët po japin nënshkrimin e tyre fizikisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.