×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Institucionet do të angazhohen për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve të Serbisë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 20:12

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në memorialin e të rënëve në fshatin Hallaq të Lipjanit.


    Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca theksoi se ditët si këto janë ditë dhembjeje, por edhe krenarie njëkohësisht.

    “Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm, tha ai.

    Edhe me këtë rast, kryekuvendari Konjufca u shpreh se institucionet e Kosovës do të angazhohen me të gjitha kapacitetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

    Më herët gjatë ditës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, ka votuar ndryshimet e tri neneve të Kodit të Procedurës Penale për lehtësimin e zbatimit të Ligjit për Gjykimin në mungesë nga ana e Prokurorisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!