×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca ironizon me Ismailin: Uran ti ke qenë ministër para pandemisë, a të ka rrok virusi pak a

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 17:39

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetin e Parisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.


    Në seancën ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë, teksa po flitej për nënshkrimin e kontratave me kompanitë për sigurimin e vaksinave, fjalën e ka kërkuar edhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili.

    “Uran ti ke qenë ministër para pandemisë. Nuk po e di çka… a të ka rrok pandemia pak a. Po kërkon një replikë deputeti Uran Ismaili”

    Kësaj deklarate i ka reaguar edhe Ismaili.

    “Na tre ministra jemi e krejt po folin. Nuk e kam se a kam qenë ministër a jo, por ma përmend emrin”, ka thënë Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!