×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca kundërshton Kurtin: Është gabim të thuhet se SHBA-ja e ka rrëzuar Qeverinë

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 22:53

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar shefin e tij, kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, për qëndrimin e tij se qeveria aktuale e vendit u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara të Ameirkës.


    Konjufca ka vlerësuar se është gabim të thuhet që SHBA’ja, apo i dërguari i posaçëm i saj për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e rrëzuan Qeverinë Kurti.

    “Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës. Është gabim”, ka deklaruar Konjufca në Rtv Dukagjini.

    “Mund ta ketë rrëzuar emisari. Por, mendoj, edhe kur të thuash e ka rrëzuar emisari, duhet ta vësh një fusnotë. Fusnota është kështu: Për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka interpretuar ashtu”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!