×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje në funksion të interesit qytetar

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:28

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo, me të cilën bisedoi për situatën politike në vend dhe situatën me pandeminë.


    Ambasadorja Lobbezoo përgëzoi Konjufca për detyrën e re dhe shfaqi shpresën se procesi zgjedhor do të përmbyllet me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

    Të dy palët thanë se arritja e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19 është lajm i mirë për Kosovën dhe shfaqën shpresën që sasi të tjera të vaksinave do të sillen së shpejti në Kosovë, në mënyrë që të fillojë edhe vaksinimi i popullsisë.

    Kryetari Konjufca ka thënë se në mandatin e tij synon ta dinamizojë punën në Kuvend, duke pas parasysh raportin e forcave në organin legjislativ.

    Në këtë kontekst, ai ka thënë se mbetet përkushtim i tij që Kuvendi të miratojë sa më shumë ligje, të cilat do të jenë në funksion të interesit qytetar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!