×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: LDK po e shtynë mocionin

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 16:28

    Lëvizja Vetëvendosje ka shpresuar që do të arrihet një pajtueshmëri në mes partive opozitare për të dërguar në votim mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj të paktën në fund të muajit qershor të këtij viti. Kështu ka thënë shefi i deputetëve të kësaj partie, Glauk Konjufca, sipas së cilit, Lidhja Demokratike nuk e ka pasur të njëjtin qëndrim, dhe se nuk dihen arsyet që kjo parti e ka shtyrë procesin e vendosjes së mocionit.


    Glauk Konjufca ka thënë se sot janë së paku 64 në Kuvendin e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë.

    Sipas tij, nuk ka pse të pritet më meqë janë krijuar kushtet objektive që të ndodhë mocioni.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumë shpresë që do të krijohet një konsensus në mes subjekteve opozitare që mocioni të dilte në votim së paku në fund të qershorit. Ky ka qenë qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka pasur të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme, ndoshta me ndonjë proces tjetër për të cilin ju duhet t’i pyesni, nuk jam unë i thirrur të flas për arsyet të cilat e kanë quar LDK-në ta shtyjë mocionin, vendosjen e mocionit në seancë për rrëzimin e Qeverisë. Jam i bindur që nëse i merrni veç e veç qëndrimet e subjekteve politike në Kosovë, sot janë 64 vota më së paku në Kuvend të Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë. Nuk po e di çka po presin më, mendoj që janë krijuar kushtet objektive që me ndodh një mocion për rrëzimin e qeverisë në kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca.

    Sipas tij i vetmi ndryshim është ka ndodhur, është ai i qëndrimit të PSD-së.

    Konjufca përmendi deklaratën e kreut të PSD-së, së Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se aty ku voton Lista serbe për rrëzimin e Qeverisë, nuk voton PSD.

    “Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet vetëm një pyetje, pse paska bo me rrëzu me votat e Listës Serbe, Isa Mustafën, e pse nuk bënë Ramush Haradinajn. Nëse është parimor, dhe nëse e ke vetë më votat e Listës Serbe, atëherë cili është dallimi që të rrëzosh një qeveri paraprake me votat e Listës Serbe, dhe tjetrën jo. Unë mendoj që nuk është të Lista Serbe fare, Shpend Ahmeti nuk e ka fare zorin të votat e Listës Serbe, e ka të rezultatet e sondazheve”, tha ai.

    Këto, Konjufca i ka thënë gjatë një konference për media të thirrur për të folur rreth gjendjes në Telekomin e Kosovës, sot, 1 vit pas miratimit të një rezolute në Kuvendin e Kosovës, që kishte të bënte me Telekomin.

    Aty, Konjufca bëri thirrje që sa më parë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekomin e Kosovës.

    “Ne bëjmë thirrje që sa më parë që në Telekomin e Kosovës të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme. Instruksionet që i kemi dhënë në formë të shkruar në rezolutën e miratuar sot 1 vjet në Kuvendin e Kosovës, janë shumë të nevojshme, psh pika 2 thotë të ngritet shtabi i menaxhimit të krizës në PTK, të ngrihen postet kryesore udhëheqëse, dhe të caktohet një bord profesional i cili do ta nxjerrtë Telekomin e Kosovës prej fundosje në të cilën po ndodhet aktualisht”, tha ai.

    Ai tha se është e pafalshme krijimin e një praktike të tillë në vend, kur dihet se ekziston Kushtetuta e Kosovës e cila thotë që dokumentet e Kuvendit janë të obligueshme, duhet të zbatohen.

    Ai tha se nuk janë realizuar pikat e asaj rezolute, veçse një prej tyre teknikisht.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës i ka të gjitha argumentet për të shkëputur kontratën me Z-mobile, meqë ekziston rezoluta dhe ekzistojnë gjetjet e auditorit për shkeljet që i ka bërë Z-mobile.

    Konjufca tha se Qeveria tani e ka në plan vetëm privatizimin e Telekomit, që sipas tij, kur vjen privatizimi do të ketë një radhe të gjatë pritje për korrupsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!