×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca thotë se kur të shkojë në Hagë do t’i takojë të gjithë ish-krerët e UÇK’së

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 20:48

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të shkonte në Hagë, s’do ta takonte vetëm bashkëpartiakun Rexhep Selimi, por se do të bënte kërkesë për takim me të gjithë, shkruan Reporteri.net.

    Në një intervistë në RTK, Konjufca ka thënë se kurdo që do të shkojë në Hagë, këtë do ta bëj publike.

    “Jo, kur ta bëj do ta bëj publike. S’do të kërkoj vetëm Rexhep Selimin. Kur të vijë momenti edhe që ta konsideroj të arsyeshme që të shkojë t’i vizitojë, unë do ta bëjë kërkesën me siguri për të gjithë”, ka deklaruar Konjufca./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!