Në 22 vjetorin e masakrës së Rezallës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe para lapidarit të 98 martirëve, të rënë më 5 prill të vitit 1999.
Kryetari Konjufca tha se duhet të përkulemi para gjakut të të rënëve sepse, siç tha ai, vetëm falë tyre liria e Kosovës ka qenë e mundur.
Tutje, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nuk ka stabilitet pa i pranuar Serbia krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Serbia është ajo që është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, prej forcave shtetërore ushtarake e paramilitare të Serbisë. Duke filluar prej Batajnicës e Liqenit Peruqac, e deri në Kizhevak, po ashtu në Rudnicë e në Rashkë, Serbia është e mbushur me varreza masive të shqiptarëve, varreza këto të cilat ajo i fsheh qëllimisht, e ky është krim i shumëfishtë. Lavdi të gjithë të rënëve”, tha kryetari Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.