×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca në takim ambasadorin Szunyog, diskuton për sigurimin e vaksinave

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 20:19

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Ambasadori Szunyog ka përgëzuar Konjufca për detyrën e re, përmbylljen e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e organeve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Kryeparlamentari Konjufca ka potencuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të konstituimit të institcioneve të reja me votimin e presidentes së vendit.

    Në takim është diskutuar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.

    Në këtë kontekst është përmendur nevoja imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave anticovid, për të cilën gjë ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.

    Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke mbështetur punën e Kuvendit të Kosovës dhe trupave të tij.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!