×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Serbia tentoi t’i fsheh trupat e shqiptarëve të vrarë, shumë varreza masive ende të pazbuluara

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 20:03

    Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka shprehur sot zotimin e institucioneve të Kosovës për adresimin e çështjes së personave të pagjetur si një ndër prioritetet parësore pasi që në dialogun e deritashëm me Serbinë nuk i është kushtuar vëmendje e duhur.


    Ai gjatë një takimi me drejtorin rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore (ICRC), Martin Schüepp, kanë diskutuar mbi angazhimet e kësaj organizate për sigurimin e të dhënave për personat e pagjetur dhe zbardhjen e fatit të tyre.

    Konjufca tha se tendenca e shtetit serb që kreu gjenocid në Kosovë, ishte që trupat të mos gjenden kurrë dhe se shumë prej varrezave masive me trupat e shqiptarëve në Serbi ende nuk janë zbuluar, pasi Beogradi vazhdon t’i mbajë ato të fshehura, andaj kërkoi që sa më parë të hapen arkivat shtetërore të Serbisë.

    Drejtori i ICRC-së dhe i pari i Kuvendit u pajtuan për shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe koordinimin e aktiviteteve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!