Konjufca: Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid

Përpilimi i padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, sipas kryeparlamentarit Glauk Konjufca merr kohë. Madje, për një gjë të tillë ai ka pasur kritika për institucionet e deritanishme, meqë ka thënë se është neglizhuar.


Kështu ka deklaruar ai pas homazheve në Kompleksin Memorial në Poklek, ku ka shtuar se përpilimi i padisë është çështje profesionale, por edhe dokumentimit të krimeve të luftës

“Unë mendoj që merr një kohë të caktuar, nuk është çështje ditësh. Për me përgatit një padi për Serbinë, është çështje profesionale, por edhe dokumentimit të krimeve të luftës. Kjo është neglizhuar prej institucioneve të kaluara, kjo i bie që për shkak që nuk kemi pasur një mbledhje sistematike të të gjitha krimeve të Serbisë, e bile është pas shuar edhe Instituti i Krimeve”, ka deklaruar ai.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se pas përpilimit të padisë ajo do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare kundër Serbisë. Për çka shtoi se ka qenë edhe zotim i Lëvizjes Vetëvendosje.

E presidentja e Kosovës, nuk është përgjigjur nëse ka marrë ndonjë ftesë nga Brukseli për vazhdimin e dialogut.

Osmani dhe Konjufca pas homazheve në Kompleksin Memorial, kanë vizituar edhe shtëpinë ku ka ndodhur masakra ku u masakruan më shumë se 50 persona