×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takon komandantin e KFOR-it: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 13:01

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.


    Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në veriun e vendit, shkruan Reporteri.net

    Kryetari i Kuvendit tha se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon.

    Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!