Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Drejtoria për Media e Kuvendit, njofton se Konjufca dhe Von Cramon kanë diskutuar për proceset aktuale politike në vend dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.
“Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen”, thuhet në kumtesë.
Edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe rajon si dhe integrimi evropian ka zënë vend në bisedën mes tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.