×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tha se Shkëlzen Gashin nuk do ta lejonte në kabinetin e tij, por a do ta shkarkojë Kurti këshilltarin e tij

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 9:10

    Kryeministrit Albin Kurti, i cili  qysh kur erdhi në këtë detyrë ka bërë shkarkime të shumta po i kërkohet edhe shkarkimi i këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ky i fundit në një intervistë  tha se anëtarë të UÇK’së dyshohet se kanë vrarë 1000 civilë serbë.


    Deklaratat e tij ngjallën reagime të shumta në mesin e organizatave të dala nga lufta, por reaguan edhe vetë deputetë e zyrtarë të VV-së, shkruan Reporteri.

    Ministri në detyrë i Diasporës dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kritikoi deklaratat e Shkëlzen Gashit mbi UÇK-në. Konjufca tha se Gashi po të ishte këshilltar i tij,  do të shkarkohej menjëherë.

    Për deklaratat e Gashit reaguan edhe disa deputetë të VV-së të cilët potencuan se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e madje disa prej tyre kërkuan edhe shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.

    “Si Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë”, ka shkruar  deputeti i VV-së, Enver Haliti.

    Shkarkimin e tij po e kërkojnë edhe shumë qytetarë në rrjetet sociale.

    Ndërkohë vetë Shkelzen Gashi, gjatë natës së mbrëmshme doli me një sqarim ku tha se  se ka individë të UÇK-së kanë kryer krime, e jo UÇK-ja.

    Gashi ndër të tjera ka theksuar se UÇK-në e mbrojmë kur të pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!