×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon nëse e duan NISMA-n në qeveri nëse e kalon pragun

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 22:32

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma Socialdemokrate të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse kjo e fundit e kalon pragun zgjedhor dhe po ashtu nëse për këtë dakordohet partneri kryesor qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje.


    Por kjo e fundit thotë se nuk është aq e rëndësishme nëse partia e Fatmir Limajt do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.

    Glauk Konjufca nga VV-së në Dukagjin ka deklaruar se NISMA nuk mund të ndikoj në prishjen e një koalicionit në mes partisë së tij dhe LDK-së.

    “Nuk mendoj që është çështja më e rëndësishme nëse Nisma do të jetë në qeverinë e Kosovës, nuk mendoj që përfshirja a po mos përfshirja e Nismes përbën një element përreth të cilit shtizat thehen deri në prishje të koalicionit në mes VV-LDK”, ka deklaruar Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!