×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron Pashkët: Janë festë e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 14:47

    Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.


    Ai ka thënë se sot për festën e Pashkëve nuk do të mund t`i vizitojë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.

    Në vijim, gjeni urimin e plotë të tij:

    Kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.

    Sot për festën e Pashkëve s`do të mund t`i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira.

    Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.

    Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

    Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati!

    Gëzuar për shumë mote Pashkët!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!