×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron Trumpin për fitoren: Mezi presim që të fillojmë punën me administratën e re amerikane

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 12:48
    Foto ilustruese

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se me fitoren e Trump, mezi presin që të fillojnë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar tutje raportet e Kosovës me ShBA-të.

    “Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

    Në përfundim, kryekuvendari ka thënë se ShBA-ja është kryealeati i Kosovës me të cilin ndajnë vlerat, synimet dhe interesat, e që të cilat sipas tij, do të shtyhen përpara edhe me tutje gjatë mandatit të presidentit Trump.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!