×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kontingjenti i FSK-së merr pjesë në mesin e 43 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha në Turqi

    Reporteri
    11 Maj 2024 | 18:01

    Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha, i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke.

    Sipas FSK-së, ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!