×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasen keq Bekim Haxhiu dhe ish-ministri Arben Vitia për kontratat e nënshkruara nga MSH gjatë pandemisë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 15:11

    Ish-ministri Arben Vitia po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së coronavirusit.


    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ia ka përmendur Arben Vitisë të gjitha kontratat e nënshkruara gjatë pandemisë në kohën sa ishte ministër, duke thënë se në atë kohë është dëmtuar buxheti i shtetit.

    Haxhiu i ka thënë se në kohën e tij janë blerë maska, dorëza, veshje mbrojtëse e thasë të kufomave me çmime abuzive e shumëfish më të shtrenjta.

    “Çmimet tona në kohën sa keni qenë ministër dallojnë me çmimet në rajon dhe është dëmtuar buxheti i shtetit me miliona euro”, ka thënë Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Por ministri Vitia i është kundërpërgjigjur deputetit Haxhiu duke i thënë se nuk qëndron konstatimi i tij se është dëmtuar buxheti i shtetit në kohën sa ishte ministër.

    Vitia i tha se në atë kohë nuk ka pas rritje veç në produkte shëndetësore, por edhe në produkte bazike.

    Ai ka thënë se i fton të gjitha organet e drejtësisë të merren me të gjitha dyshimet e ngritura lidhur me kontratat e nënshkruara.

    Ish-ministri Vitia i tha deputetit Haxhiu se më shumë ai po di për prokurorimin e MSH-së se ai.

    “Më shumë dini ju për prokurorimin se unë”, i tha Vitia Haxhiut.

    Por ky i fundit i tha se më shumë di për keqpërdorimet e tij si ministër.

    “Jo unë më shumë di për keqpërdorimin tuaj, se lidhje s’kam me prokurim”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!